Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Punë e optimizëm te Kombëtarja në prag të kualifikimeve

Tri prej alove tona, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari janë të kënaqura me punën në Kombëtare dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën.

“Na presin ndeshje të vështira por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi”, thotë Pashke Marku.

“Jemi kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Fokusi fillimisht është te ndeshja e së enjtes ndaj Qipros”, thekson Albina Rugova.

Kombëtarja jonë të enjten luan me Qipron, të premten me Luksemburgun e të shtunën me Portugalinë. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

Ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.