Radha e cilës skuadër për ta fituar Kupën e Kosovës?

Istogu është fitues aktual i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu e fitoi vjet Kupën, që ishte hera e tretë për këtë skuadër.

Kupës së Kosovës, istogaset iu gëzuan edhe në vitin 2018 e po ashtu në vitin 2019.

Vushtrria ishte fituese në vitin 2020, ndërsa Prishtina në vitet 2016 e 2017.

Këto tri skuadra paraqiten në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës për këtë edicion garues. Vetëm Ferizaj nuk ka fituar Kupën e Kosovës ende. Ndeshjet gjysmëfinale luhen të shtunën pikërisht në Ferizaj dhe skuadra nikoqire ka synime për t’iu gëzuar trofeut. KHF Ferizaj është skuadër e re dhe në kërkim të suksesit të parë në këtë kompeticion.

Më poshtë paraqesim fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave:

2020/21              Istogu

2019/20              Vushtrria             

2018/19              Istogu

2017/18              Istogu             

2016/17              Prishtina             

2015/16              Prishtina

2014/15              Kastrioti

2013/14              Kastrioti             

2012/13              Kastrioti             

2011/12              Prishtina             

2010/11              Prishtina             

2009/10              Kastrioti             

2008/09              Prishtina             

2007/08              Prishtina             

2006/07              Kosova             

2005/06              Kastrioti

2004/05              Kosova              Vushtrri

2003/04              Prishtina

2002/03              Kosova              Vushtrri

2001/02              Kastrioti             

2000/01              Vjosa             

1999/00              Trepça             

1998/99              (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)

1997/98              (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)

1996/97              Prishtina

1995/96              Kastrioti

1994/95              Prishtina             

1994/95              Vjosa             

Lajme tjera