Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci e vazhdon aty ku e la, me fitore

Rahoveci ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Prishtinës, 40:25. Ndeshja e luajtur të dielën në mbrëmje në kryeqytet i takoi xhiros së 15-të, përkatësisht xhiros së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll.
Pjesa e parë ishte e barabartë. Në minutat e fundit, Rahoveci u shkëput në tri gola, 16:13.
“Vreshtarët” dominuan plotësisht në pjesën e dytë dhe në fund fituan me 15 gola dallim, 40:25.
Granit Kadiri i shënoi gjashtë gola për Rahovecin, ndërsa pesë i kishte Victor Alonso.
Te Prishtina më efikasi ishte Gent Bajrami me pesë gola. Katër i kishte Oltion Beshiri.
Rahoveci ka 15 fitore këtë edicion garues. Udhëheq në tabelë me 30 pikë. Besa Famgas është e dyta me 24 pikë.
Prishtina është e pesta me 14 pikë.
Të dielën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Besa Famgas. Kampionia në fuqi, Besa Famgas, fitoi bindshëm, 43:16.

Lajme tjera