Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci i pandalshëm, shënon fitoren e 16-të rresht

Rahoveci nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Rahoveci ka 16 fitore rresht dhe udhëheq në tabelë me plot 32 pikë. Fitoren e 16-të e shënoi të enjten mbrëma ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, me rezultatin 41:29.
Kjo ndeshje e hapi xhiron e 16-të të elitës së hendbollit kosovar.
Pas pjesës së parë, rezultati ishte 19:11 për “vreshtarët” që ishin vendas. Dallimi u bë edhe më i madh në pjesën e dytë.
Te Rahoveci më efikasët ishin Mali Lusha me 11 gola dhe Adonit Isufi me 10. Pesë herë realizoi Jeton Bislimi, ndërsa katër herë shënoi Alban Haziri.
Ardi Halili ishte më efikasi te Vëllaznimi me dhjetë gola. Shtatë i kishte Arbër Neziri, ndërsa gjashtë herë shënoi Luigj Kolaj. Nga tri gola i shënuan Arnis Spahija e Labinot Kërleshi.
Vëllaznimi mbetet i fundit me dy pikë.
Ndeshjet tjera të xhiros 16 janë të shtunën e të dielën.

Lajme tjera