Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci i pandalshëm, Vjosa fiton ndaj Vushtrrisë

Rahoveci e ka fituar edhe ndeshjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci mposhti Prishtinën me rezultat 48:25, në kuadër të xhiros së tretë.
“Vreshtarët”, që janë kampionë në fuqi, shfaqën shumë më tepër dhe në fund fituan bindshëm.
Egzon Gjuka ishte më efikasi me nëntë gola. Shtatë i kishte Arbios Mushkolaj e gjashtë Alban Haziri.
Te Prishtina më efikasi ishte Enis Kuleta me tetë gola. Gjashtë i kishte Ylli Visoka.
Rahoveci është lider me 6 pikë. Prishtina renditet e pesta me dy pikë.
Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja mes Vjosës dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Shtimja fitoi me rezultat 33:29.
Festim Mustafa udhëhoqi Vjosën me 12 gola. Shtatë i kishte Stefan Kocharov. Te Vushtrria, 9 gola i shënoi Fitim Klinaku e shtatë Erkan Abazxhiku.
Vjosa ka dy fitore në po aq ndeshje të luajtura. Vushtrria ka një fitore e dy humbje.
Dy ndeshjet tjera janë të dielën.
Derbi mes Besa Famgasit dhe Kastriotit zhvillohet nga ora 19:00 në Pejë.