Sali Maxhera e Luna Goncalves, më të mirët e turneut final

Kapiteni i Trepçës, Sali Maxhera dhe fundorja e Istogut, Tainara Luna Goncalves kanë fituar çmimet MVP në turneun final të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.
Pivoti Maxhera është shquar me angazhim si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ka krijuar hapësirë për bashkëlojtarët, ka punuar në mbrojtje dhe ka shënuar gola në momentet vendimtare, si në gjysmëfinale ndaj Prishtinës ashtu edhe në finale ndaj Besa Famgasit.
Të kujtojmë që finalja është vendosur vetëm pasi janë gjuajtur nga 11 penallti. Ishte finalja bindshëm më dramatike dhe më interesante në vitet e fundit.
Ndërkohë brazilianja Luna Goncalves vazhdon të shquhet tek Istogu.
Skuadra istogase ka fituar thellë në gjysmëfinale ndaj Ferizajt e po ashtu në finale ndaj Vushtrrisë. Luna Goncalves ka dalë në skenë kur është dashur të bëjë dallimin dhe e ka ndihmuar Istogun që ta fitojë Kupën e Kosovës për herë të pestë.

Lajme tjera