Samadrexha befason Ferizajn

Në foto shihet një lojtare me top në dorë e cila është hedhur lartë për të shënuar në portë, mbrapa saj është një bashkëlojtare dhe dy lojtare të ekipit kundërshtar.

Samadrexha ka shkaktuar befasi të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Samadrexha të shtunën e ka mposhtur liderin e deritashëm, Ferizajn, me rezultat 28:27, në kuadër të javës së 13-të.

Për Ferizajn ishte vetëm humbja e dytë këtë edicion. Skuadra ferizajase ka rënë në vend të dytë me 22 pikë. Tani në vend të parë është Prishtina, që po ashtu i ka 22 pikë. Samadrexha është e parafundit me 7 pikë. Samadrexhaset kanë shënuar vetëm fitoren e tretë të këtij edicioni.

Në ndeshjen e luajtur në Vushtrri, Samadrexha ishte në epërsi të vazhdueshme gjatë pjesës së parë. Epërsia shkoi deri në gjashtë gola, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 17:15. Pas minutës së 50-të Ferizaj kishte epërsi prej një goli në disa raste. Rezultati në 27:27 u barazua në minutën e 59-të e më pas Samadrexha shënoi edhe golin e fitores, 28:27.

Prishtina ka dalë në vend të parë falë fitores së thellë ndaj Dritës (43:18). Kastrioti pësoi në shtëpi nga skuadra Jusuf Gërvalla (23:21).

Samadrexha – Ferizaj 28:27 (17:15)

Samadrexha: Ar. Maloku, M. Sadiku 4, Mehmeti 3, Ar. Sadiku 6, Gr. Basholli 1, A. Maloku 7, R. Maloku 1, D. Basholli 6, Rr. Basholli.

Ferizaj: Rugova, Misini, Gashi 5, Qerkini 2, Sylejmani 2, Kelmendi 4, Basha 7, Fazlija 8, Ibrahimi, Demaqi, Haliti.

Drita – Prishtina 18:43 (6:24)

Drita: Hyseni 2, Canaj, Mustafa 3, Pajaziti, Arifi 2, Reqani, Baftjari 10, Isufi, Sadiku 1.

Prishtina: Uka, Sopjani 15, Mekolli 3, Arifi, Berisha 5, Mehmeti, Stagova 2, Shala, Sefedini 6, Krasniqi, Ipçi 4, Matarova 5, Llapashtica 3.

Kastrioti – Jusuf Gërvalla 21:23 (11:11)

Kastrioti: Gurgurovci, M. Dinarica, Hoxha, Beqiri, Stagova 3, Hyseni, Saliu 2, Grainca, A. Dinarica 9, Osmani, Gashi 7.

Jusuf Gërvalla: Shala, A. Imeraj 2, Imarj 3, Lulaj, Qekaj 2, Gecaj 6, Qufaj 4, Tolaj 1, D. Qekaj 5, Berisha.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova