Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha fiton derbin me Prishtinën

Samadrexha e ka fituar derbin e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të dielën në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase mposhti Prishtinën me rezultat 30:24, në kuadër të xhiros së 11-të.
Samadrexhaset krijuan epërsi bindëse që në pjesën e parë dhe atë e mbajtën edhe në pjesën e dytë.
Arlinda Maloku udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Gjashtë i kishte Jihen Ben Hrouz, ndërsa pesë Agnesa Surdulli.
Arona Krasniqi u shqua te Prishtina me nëntë gola. Sia Celine Tolno i kishte shtatë, ndërsa Bintou Oulare kontribuoi me pesë gola.
Samadrexha përfundon vitin në pozitën e tretë me 18 pikë, dy më pak se Istogu dhe katër më pak se Ferizaj. Prishtina renditet e gjashta me 10 pikë.
Ferizaj është kampion vjeshtor me 22 pikë. Të dielën skuadra ferizajase fitoi ndaj Ulpianës me rezultat të lartë, 69:14. Anja Bojaniq i kishte 14 gola, ndërsa nga 10 i shënuan Elsa Kongjeli e Aida Stagova. Tek Ulpiana tetë gola i kishte Dineta Halili.
Ulpiana është e fundit me dy pikë.
Po të dielën, Vëllaznimi fitoi ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan me rezultat 29:24. Vëllaznimi është i teti me pesë pikë, sa i ka edhe Jusuf Gërvalla në vendin e shtatë.

Lajme tjera