Samadrexha ka dhënë shumë për hendbollin dhe njëjtë do të jetë edhe në të ardhmen. Ky fshat është i lidhur me sportin e hendbollit dhe kjo u dëshmua edhe të shtunën e të dielen kur në Vushtrri u luajtën ndeshjet përfundimtare të kampionatit të pioniereve. Për herë të dytë me rradhë Samadrexha ka fituar titullin e kampionit.
Vashat samadrexhase të dielen në finale e mposhtën Shqiponjën e Gjakovës me rezultat bindës, 32:20. 15:9 ishte epërsia pas pjesës së parë për Samadrexhën.
Samadrexha në gjysmëfinale ka mposhtur Prishtinën me rezultat 21:7, derisa Shqiponja në gjysmëfinale e kaloi skuadrën Jusuf Gërvalla, duke e mposhtur me rezultat 18:17. Për vend të tretë u takuan Prishtina e Jusuf Gërvalla ndërsa fitoi shënoi Jusuf Gërvalla me rezultat 14:13.
Samadrexha pritet të bëhet qendër edhe më e rëndësishme e hendbollit të femrave dhe të meshkujve pasi në ktëë lokalitet të ndërtohet palestra shumë e nevojshme.
Finalja
Samadrexha – Shqiponja 32:20 (15:9)
Samadrexha: A. Maloku, A. Surdulli 1, B. Bunjaku, Ar. Maloku 11, D. Basholli 6, G. Basholli 10, E. Basholli, Musliu, F. Basholli, Maloku, Halili, Ag. Basholli 1,Rr. Halili, M. Basholli, T. Maloku 3.
Shqiponja: Knushi, Dedaj 3, Nuza 1, E. Ferizaj, L. Ferizaj 4,Quni 4, Nivokazi, Tola, Musa, Sadiku, Pepshi 8.