Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet  me Ishujt Faroe

Selektori Agron Shabani ka shpallur listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për ndeshjet me Ishujt Faroe.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll më 3 e 5 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe në kuadër të fazës së parër kualifikuese për Botërorin 2023. Të dy ndeshjet luhen në Kosovë, përkatësisht në Istog.

Edhe grumbullimi i lojtareve bëhet në Istog, të martën. Më 29 dhe 30 tetor, Kombëtarja jonë i luan dy ndeshje përgatitore ndaj Greqisë. Ndeshjet luhen në Selanik.

Selektori Shabani ka përfshirë 18 hendbolliste në listë.

Në Kombëtare kthehet kapitenja dhe liderja, Leonora Demaj. Pas një kohe të gjatë kthehen edhe Rina Rexhepi e Shkurta Mehmeti. Ndërkohë për herë të parë në Kombëtaren A do të jenë Venera Kafexholli, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj e Natalia Milatoviq.

Kosovën e presin dy ndeshje të forta me Ishujt Faroe, por synimi është avancimi në raundin e dytë kualifikues për Botërorin e vitit tjetër.

Lista e lojtareve

NREmri Mbiemri Klubi
1Njomza KELMENDIASC 09 Dortmund / GER
3Elisa MULAJAker Topphåndball/ NOR
4Melisa MULAJAker Topphåndball/ NOR
6Shkurte MHEMETIKHF Prishtina
7Mirela GJIKOKAJFollo HK Damer /NOR
9Yllka SHATRIKHF Istogu
10Fitore ALIU        SG Kappelwindeck /GER
11Arlinda HAJDARIBjerringbro FH /DEN
13Natalia MILATOVICKHF Istog
14Pashke MARKUHSC Kreuzlingen /SUI
15Albina RUGOVAKHF Istogu
16Venera KAFEXHOLLISpono Eagles /SUI
18Rina REXHEPIAGF Handbold /DEN
21Leonora DEMAJRingkobing Handbold /DEN
24Mirjeta BYTYQIZRK Mlinotest Ajdovscina /SLO
27Marigona HAJDARIRingkobing Handbold / DEN
33Blerta AHMETXHEKAJKHF Istogu
44Suzana UJKIC    Yutz Hb Feminin /FRA

Lajme tjera