Selektori Shabani takohet me portieren e talentuar Aurora Kryeziu

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat) Agron Shabani, ditët e kaluara na qëndruar në Gjermani. Shabani e ka përcjellë nga afër paraqitjen e portieres së talentuar Aurora Kryeziu në turneun final të kampionatit të Gjermanisë për juniore.
18-vjeçarja Aurora Kryeziu ishte prej më të merituarave që skuadra Blomberg-Lippe u shpall kampione te junioret. Në finale, Blomberg-Lippe mposhti Leipzigun me rezultat 33:30. Aurora është dalluar me shumë pritje, njëjtë si në gjysmëfinale.
Selektori Shabani ka pasur një takim shumë konstruktiv me Aurorën. I ka paraqitur asaj projektin për zhvillimin e mëtejmë të Kombëtares së Kosovës dhe po ashtu i ka konfirmuar interesimin shumë të madh të FHK-së që Aurora të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.
Aurora ka vlerësuar vizitën e selektorit Shabani, ndërsa është pajtuar që kontaktet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lajme tjera