Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shpallet lista e Kombëtares U16

Shtabi teknik i Kombëtares U16 (vajzat), i përbërë nga kryetrajnerja Valbona Hasani dhe trajneret Mimoza Sefedini e Fatmire Basholli ka shpallur të hënën listën e lojtareve që do të grumbullohen për Kampionatin Mesdhetar.

Në ekipin e zgjeruar janë ftuar 20 hendbolliste, duke përfshirë pesë që janë nga klube evropiane. Ndërkohë në Kampionatin Mesdhetar do të paraqiten 16 hendbolliste. Ekipi final do të përzgjidhet para udhëtimit për në Podgoricë të Malit të Zi.

Grumbullimi bëhet më 19 shkurt, ndërsa Kombëtaren U16 e pret garë e fortë në Mesdhetar. Udhëtimi për në Mal të Zi është më 25 shkurt, derisa Kampionati Mesdhetar mbahet deri më 3 mars.

Pos Kombëtares sonë dhe Malit të Zi do të marrin pjesë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia.

Lista e lojtareve

Emri  MbiemriKlubi
Gloria LecajTorp IF (NOR)
Learta GashiKHF Jusuf Gërvalla
Rita HasanajKHF Istogu
Klea ZhubiEslövs IK (SWE)
Gresa BislimiKHF Ferizaj
Blendiona QunajDebrecen (HUN)
Lureta KrasniqiOppsall (NOR)
Rinesa JashariKHF Vushtrria
Elisa GjikolliKHF Vëllaznimi
Era ShaljaniKHF Prishtina
Jonesa BajramiKHF Shqiponja
Orgesa ShalaViborg, (DEN)
Melisa SefaKHF Shqiponja
Klea VulaKHF Vëllaznimi
Anisa RashicaKHF Vushtrria
Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
Aurora DelijaESV 1927 Regensburg (GER)
Elsa ShalaKHF Istogu
Ardiola SurdulliKHF Samadrexha
Valza ManxhukaKHF Vëllaznimi
Fata LimaniKHF Drita


Shtabi teknik
Valbona Hasani – ArifiKryetrajnere
Mimoza SefediniTrajnere
Fatmire BasholliTrajnere

Lajme tjera