Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shpallet lista finale e Kombëtares U20

Shtabi teknik i Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll, që udhëhiqet nga selektori Bujar Qerimi, ka publikuar listën finale të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.
Kombëtarja U20 ka disa javë që është grumbulluar, por në përbërje më të zgjeruar. Dhe tani është publikuar lista finale për Evropian.
Hendbollistët e Kosovës U20 grumbullohen të martën në Prishtinë. I kanë edhe disa ditë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e parë.
Evropiani i Divizionit B në Prishtinë mbahet prej 13 deri më 21 korrik.
Të shtunën prej orës 19:15, Kombëtarja e Kosovës luan ndaj Bullgarisë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lajme tjera