Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja, kampione te kadetet

Shqiponja e Gjakovës e ka siguruar titullin e kampionit në ligën e kadeteve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet e kadeteve (U18) janë zhvilluar para atyre të senioreve, gjatë stinorit të rregullt.
Shqiponja e mbylli kampionatin me 32 pikë, dy më shumë se Ferizaj i vendit të dytë. Ka regjistruar 16 fitore e dy humbje. Ferizaj i kishte 14 fitore, dy barazime e dy humbje.
Gara te kadetet ishin interesante, ndërsa në skenë dolën lojtare të reja e me potencial që janë e ardhmja e hendbollit kosovar.
Te Shqiponja është një gjeneratë e lojtareve shumë premtuese dhe ky klub edhe një herë shquhet për punën me gjenerata të reja.
Të premten Shqiponja fitoi në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat të lartë, 36:24. Orgesa Gola i shënoi 12 gola për Shqiponjën, ndërsa Jonesa Bajrami e Medina Musa i kishin nga shtatë. Pesë i kishte Rona Zherka e katër Elisa Gjikolli.
Shijesa Zeneli i realizoi tetë gola për Ferizajn, ndërsa shtatë i kishte Elizza Hajdari. Gresa Gashi i realizoi katër.

Lajme tjera