Shqiponja sfidon kampionin në xhiron e parë

Zyrtaret e federates Duke e u hedhur shorti ne zyre te federates

Shqiponja e Gjakovës takohet me kampionin, Ferizajn, në hapje të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti për edicionin 2020/2021 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës. Ndeshjet e xhiros së parë luhen më 10 e 11 tetor.

Kampioni, Ferizaj, është nikoqir në xhiron e parë.

Derbi luhet po ashtu në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Prishtinës.

Ndeshjet e javës së parë janë: Drita – Istogu, Samadrexha – Vjosa, Vushtrria -Vëllaznimi, Kastrioti – Prishtina, KEK-u – Jusuf Gërvalla, Ferizaj – Shqiponja.

Lajme tjera