Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Skuadrat vendase llogaritin në pikë të reja

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së 17-të e të dielën tri të tjera. Në të gjitha ndeshjet skuadrat vendase llogarisin në pikë të reja.
Të shtunën luajnë skuadrat ferizajase ndaj atyre nga Gjakova. Nga ora 15:00 është ndeshja Ferizaj – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 19:00, Kastrioti e pret Shqiponjën.
Të dielën, ndeshja e parë është ajo mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, që zhvillohet nga ora 12:30. Prej orës 17:00 luajnë Samadrexha e Dukagjini, ndërsa Istogu e pret skuadrën Jusuf Gërvalla nga ora 19:00.
Istogu udhëheq në tabelë me 32 pikë, ndërsa Vushtrria e Ferizaj i kanë nga 25 pikë. Kastrioti në vendin e katërt i ka 21 pikë.
Tabela vazhdon me Prishtinën, Shqiponjën, Vëllaznimin, Samadrexhën, Jusuf Gërvallën e Dukagjinin.

Lajme tjera