Sonte ndeshja Istogu – Prishtina

Sonte luhet ndeshja e parë e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Nga ora 20:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën e qytetit në Istog.
Skuadra nikoqire llogaritet favorite e madhe, por Prishtina do të jap më të mirën në tentim për të befasuar.
Istogu ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 28 pikë. Prishtina është e pesta me 17 pikë.
Për shkak të grumbullimit të kombëtares së Kosovës, ndeshjet e xhiros së 15-të luhen më herët.
Të enjten janë ndeshjet Vushtrria – Ferizaj (15:00), që është derbi, dhe Samadrexha – Shqiponja (20:00). Të shtunën janë takimet Kastrioti – Vëllaznimi (15:00) dhe Jusuf Gërvalla – Dukagjini (15:00).

Lajme tjera