Sonte ndeshja Kastrioti – Besa Famgas

Sonte prej orës 18:00 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Kastrioti dhe Besa Famgas.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve evropiane të skuadrës nga Peja, Besa Famgas. Kampionia aktuale, Besa, është favorite, por ferizajasit do të bëjnë përpjekje për befasi.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 18 pikë nga nëntë ndeshje. Kastrioti është i katërti me 10 pikë nga 10 ndeshje.

Lajme tjera