Sot fillon xhiroja e 22-të

Me ndeshjen Besa Famgas – Rahoveci fillon xhiroja e 22-të e Superligës A të Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sot) prej orës 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra vendase është favorite e madhe. Besa Famgas ka fituar 21 ndeshjet e deritashme dhe llogarit edhe në fitoren e 22-të. Këto dy skuadra u takuan edhe në çerekfinale të Kupës dhe Besa nuk lejoi befasi.

Të shtunën është ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit. Zhvillohet prej orës 17:00 në Gjakovë. Vëllaznimi është i gjashti me 17 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me 21 pikë. Skuadra ferizajase ka mbetur prapa në garë për plejof, përkatësisht për dalje në Evropë. Por pritet të bëj përpjekje deri në fund.

Xhiro e 22-të mbyllet të dielen me ndeshjen Prishtina – Trepça. Ky takim fillon në ora 16:00. Mitrovicasit kanë pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit dhe do të mundohen të reagojnë ndaj Prishtinës me të cilën barazuan në takimin e kaluar. Por prishtinasit kanë plane të tjera.

Prishtina është e dyta me 35 pikë kurse Trepça e katërta me 27 pikë.

Në Superligën B, të shtunën (19:00) është ndeshja e xhiros së 21-të në mes të Drenicës e Deçanit.
Ndërkohë në Ligën e Parë është java e 15-të. Të premten (19:00) është takimi Vushtrria – Istogu. Të shtunën luajnë Samadrexha e Prizreni (19:00), kurse të dielën prej orës 17:00 është takimi Lepenci – Vjosa.

Lajme tjera