Kampioni aktual, Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielen pasdite në Pejë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:24. Epërsia e istogaseve pas pjesës së parë ishte katër gola, 15:11.
Për Istogun ishte fitorja e tretë në tri ndeshje të luajtura. Vushtrria pësoi humbjen e parë. Vushtrria edicionin e kaluar ka rivalizuar Istogun në garën për titull e Kupë, por të dielen Istogu ka shfaqur shumë më tepër dhe ka shënuar fitore bindëse.
Kapitenja Albina Rugova dhe Esma Muratoviq udhëhoqën Istogun duke shënuar nga 10 gola. Te Vushtrria u dallua Burneta Rama me 13 gola.
Fitore të dielen shënoi edhe Ferizaj, në udhëtim ndaj Dritës në Gjilan. 51:24 në të mirë të Ferizajt ishte rezultati në fund. Ferizaj, që debuton në Superligë ka 6 pikë në vend të parë, për shkak të goldallimit pak më të mirë se Istogu. Prishtina është e treta po ashtu me 6 pikë.
Istogu – Vushtrria 33:24 (15:11)
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Muratoviq 10, Milatoviq 3, Hetemi 4, Rugova 10, F. Rexhaj, D. Rexhaj, Halitaj 2, Ujkiq 1, Gashi, Shatri 1, Berisha 2, V. Rexhaj.
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 4, Rama 13, Zymberi 5, Preniqi, Mehmeti, Paci, D. Rrahmani, B. Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 2, Tahiri.
Drita – Ferizaj 25:51 (15:23)
Drita: Vokshi 9, Hyseni, Mustafa, Ibrahimi, Baftjari 7, Reqani, Jashari, Sadiku 1, Arifi 2, Daku 1, Isufi, Krasniqi 5.
Ferizaj: Haliti, Beka, Sylejmani 1, Fazlija 8, Trajkoska 5 , Koneski 11, Kupina 2, Thaqi 1, Syla 3, Kelmendi 13, Basha 2, Shabani 5, Damaneku, Mehmeti.