Kastrioti humb edhe ndeshjen e kthimit

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastriotin e ka eliminuar skuadra belge Vise. Ndeshja e kthimit në mes të Kastriotit e Vises është luajtur të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Fitore të re shënoi skuadra belge me rezultatin 38:26. Belgët […]

Kastrioti pret përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Vises

Hendbollistët e Kastriotit presin përkrahjen e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme evropiane që e luajnë të shtunën (nesër). Nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti luan ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), ndaj skuadrës belge Vise. Në Belgjikë të dielen e kaluar, skuadra e Kastriotit kishte […]

Kundërshtar spanjoll për Istogun

Të enjten është hedhur shorti për një të tetën e finales të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Pas suksesit historik Istogu është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Sfiduese, ndërsa tashmë ka mësuar kundërshtarin e rradhës. Istogaset në një të tetën e finales do të luajnë me skuadrën spanjolle […]

Kastrioti humb ndeshjen në Belgjikë

Kastrioti i Ferizajt e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese për hendbollistë. Të dielen në Belgjikë, Kastrioti humbi nga skuadra Vise me rezultat 33:21. Ndeshja u luajt para 500 shikuesve, kurse pas pjesës së parë rezultati ishte 15:9 për vendasit. Kastrioti në rrethin e dytë e kishte kaluar Tallinin […]

Istogu kompleton suksesin historik

Istogu ka arritur sukses historik të dielen. Pasi të shtunën shënoi fitoren e parë në gara evropiane, Istogu të dielen e kompletoi suksesin duke fituar sërish ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago dhe duke kaluar kështu me sukses rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbolliste. Ndeshjen e dytë Istogu e fitoi me dy […]

Fitore historike e Istogut

Hendbollistet e Istogut kanë arritur fitore historike të shtunën në mbrëmje në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Ato fituan ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago me rezultat 26:24. Për Istogun ishte ndeshja e parë evropiane në shtëpi dhe fitorja e parë evropiane poashtu. Ndeshja e së shtunës ishte e para e rrethit të tretë të Kupës Sfiduese […]

Kastrioti i gatshëm për ndeshjen në Belgjikë

Kastrioti i Ferizajt është i gatshëm për ndeshjen që e luan në Vise të Belgjikës. Në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë, Kastrioti takohet me skuadrën belge Vise dhe ka optimizëm se mund të kalohet edhe ky kundërshtar. Ndeshja e parë luhet në Belgjikë të dielen (nesër) prej orës […]

Shala pret përkrahje të madhe për hendbollistet e Istogut

Trajneri i Istogut, Faruk Shala është optimist para ndeshjeve të rrethit të tretë të Kupës Sfiduese me italianet e Cassanno Magnago. Ndesha e parë luhet të shtunën (sonte) nga ora 20:00 kurse e dyta të dielen (nesër) prej orës 17:00. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Shala është i kënaqur me formën e […]

Istogu i gatshëm për suksesin historik ndaj italianeve

Hendbollistet e Istogut e kërkojnë suksesin historik në ndeshjet që i luajnë të shtunën e të dielen në pallatin e sportit “Karagaçi” në Pejë. Istogu luan me ekipin nga Italia, Cassano Magnago në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup).  Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 kurse e dyta të dielen […]

Edhe një fitore e Kastriotit për suksesin historik

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Tallinnit të Estonisë dhe me dy fitore ka kaluar rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup). Ndeshja e dytë, përkatësisht e kthimit, u zhvillua të dielen mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti fitoi me një gol diferencë, 26:25. Ndeshjen e parë […]