Kombëtaret e Kosovës nuk kanë të ndalur në IHF Trophy

Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll kanë shënuar fitore të reja në IHF Trophy për zonën evropiane që po zhvillohet në Prishtinë. Të mërkurën Kombëtarja U20 fitoi ndaj Irlandës me rezultat 35:22. Pas pjesës së parë Kosova kishte epërsi prej gjashtë golave (16:10), por në pjesën e dytë djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri […]

Kosova nis me fitore garën IHF Trophy

Kombëtaret U-20 dhe U-18 të Kosovës në hendboll kanë nisur me fitore paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane që prej të martës po zhvillohet në Prishtinë. Ndeshjet e juniorëve (U-20) luhen në Pallatin e Rinisë kurse ato të U-18 në palestrën 1 Tetori. Dy kombëtaret tona të martën në ditën e parë kishin përballë […]

Kosova synon titujt në garën IHF Trophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë. Kështu java do të […]

Edhe 18-vjeçarët grumbullohen për IHF Trophy

Pos kombëtares U-20, edhe Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll do të garojë në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej 22 deri më 29 tetor mbahet në Prishtinë. Ndeshjet pritet të zhvillohen në dy palestrat në kryeqytet. Kombëtarja U-18 e ka rastin të përmirësojë përshtypjen pas paraqitjeve jo shumë bindëse në Evropianin e këtij […]

Shpallet lista e 20-vjeçarëve

Kombëtaren U-20 të Kosovës në hendboll e presin sfida të rëndësishme në fund të këtij muaji. Në Prishtinë prej 22 deri më 29 tetor do të mbahet gara me peshë IHF Trophy për zonën e Evropës. Pritjet janë që Kosova të fitojë këtë garë dhe më pas të paraqitet në garën interkontinentale. Nëse e fiton […]

FHK shpall tetorin muaj te hendbollit

Aktivitetet e shumta të hendbollit në nivel përfaqësuesesh dhe nivel klubesh në kuadër të garave ndërkombëtare, kanë bërë që Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) që tetorin ta pagëzoj me emrin “muaj i hendbollit”. Kreu i FHK-së, Eugen Saraçini të mërkurën në një konferencë për shtyp ka folur rreth këtyre aktiviteteve të shumta pas mbledhjes […]

Tara, skauti i parë i hendbollit nga Kosova

Po vazhdon shkollimi dhe ngritja profesionale e kuadrit të hendbollit në vend. Kështu Emir Tara është bërë skauti (scout) i parë i hendbollit nga Kosova. Skauti në hendboll është përgjegjës për të mbajtur statistikat dhe të dhënat nga ndeshjet zyrtare ndërkombëtare, ku përfshihen ndeshjet e ekipeve kombëtare dhe ato të klubeve në kuadër të kupave […]

Kosova U19 humb gjysmëfinalen

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka dëshpëruar në gjysmëfinale të garës IHF Trophy Intercontinental. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kombëtarja jonë pësoi thellë nga Taipei Kinez me rezultat 35:26. Kështu Kosova U19 të dielen (nesër) do të luajë për vend të tretë. Ka pasur shumë lëshime në paraqitjen e […]