Pa ndeshje evropiane në prill e në maj

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë duke e dëgjuar himnin e Kosovës para fillimit të ndeshjes.

Federata Evropiane e Hendbollit ka përgatitur një plan për vazhdimin e garave evropiane që kanë mbetur në gjysmë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përmes një komunikate, EHF-ja ka njoftuar se nuk ka një datë të saktë se kur do të vazdojnë garat. Por plani parasheh vazhdim të mundshëm të garave në fillim të qershorit. […]

Spanja mbron titullin e Evropës

Spanja ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të luajtur të dielën në Stokholm, Spanja e ka mposhtur Kroacinë me rezultat 22:20. Ndeshja finale e Evropianit 2020, është vendosur vetëm në aksionet e fundit. Për Spanjën është titulli i dytë i Evropës. Kampion ishte edhe në vitint 2018. Kroacia mbetet […]

Nënpresidenti Idrizi merr pjesë në Kongresin e EHF-së

Nënpresidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Enis Idrizi merr pjesë në punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) që të shtunën (sot) mbahet në Stokholm të Suedisë. Fillimisht nënpresidenti Idrizi përfaqëson federatën tonë në konferencën e presidentëve të EHF-së e pasdite në Kongresin e jashtëzakonshëm. Për shkaqe familjare në momentet […]

Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit

Në Austri, Norvegji e Suedi, të enjten (nesër) fillon kampionati evropian i hendbollit, që përfundon më 26 janar. Në këtë kampionat marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është ky edicioni i 14-të i kampionatit evropian, kurse për herë të parë organizohet në tri vende të ndryshme. Po ashtu për herë të parë marrin pjesë 24 ekipe […]

Kombëtarja U18 luan në Mal të Zi

Të hënën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt). Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe Maqedoni Veriore. Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. […]

Kombëtarja U20 luan në Letoni në Evropianin e vitit tjetër

Të hënën është tërhequr shorti për kampionatet evropiane që vitin tjetër i luajnë Kombëtaret U20 dhe U18 të hendbollistëve. Bëhet fjalë për kampionate të divizionit B, ndërsa Kosova është paraqitur në të dy grupmoshat. Në grupmoshën e 20-vjeçarëve do të organizohen dy kampionate evropiane, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Letoni. Shorti ka caktuar që […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U17

Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja për vend të nëntë është luajtur të shtunën paradite, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të dhjetë. Është pritur më shumë nga vajzat tona në këtë ndeshje, […]

Loja e Kombëtares U17 po përmirësohet dukshëm

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) e ka luajtur të enjten ndeshjen e fundit në fazën grupore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Vajzat tona kanë humbur nga Islanda, por kanë pasur paraqitjen bindshëm më të mirë deri më tani. Kështu synimi që ishte për këtë evropian, për të fituar […]

Vajzave tona u kushtoi fillimi i keq

Fillimi shumë i keq i ndeshjes i ka kushtuar Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali, Kombëtarja jonë të hënën humbi nga Izraeli me rezultat 25:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:7 për izraelitet. Ato krijuan epërsi prej 9:0 në fillim të […]

Kombëtarja U17 mbahet vetëm një pjesë me Turqinë

Një pjesë e dytë shumë e dobtë, me lëshime të mëdha në mbrojtje e sulm, ka bërë që Kombëtarja U17 të humb me rezultat të lartë ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Të dielen vajzat tona humbën nga Turqia me rezultat 41:17. Dallimi i madh u bë në […]