Kombëtarja U17 pëson në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja jonë pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket. Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe […]

Kombëtarja U17 në Itali, nesër luan me Çekinë

Kombëtarja U17 (femrat) është vendosur të premten në Itali, ku prej nesër zhvillohet kampionati evropian, Divizioni B. Menjëherë në ditën e parë kombëtaren tonë e pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Çekisë. Ndeshja me çeket luhet nga ora 14:00. Synimet e kombëtares tonë janë solide për këtë evropian. Ky grup i vajzave për herë të […]

Kombëtarja U17 e gatshme për Evropian

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) është në fazën finale të përgatitjeve për kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Itali. Vajzat janë të gatshme për të dhënë më të mirën, kurse udhëtimi për në Itali bëhet nesër pasdite. Ndeshjen e parë Kosova U17 e luan më 3 gusht ndaj Çekisë. Pritjet nga ky […]

Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Hendbollistet e Kombëtares U17 fillojnë nesër përgatitjet për kampionatin evropian, Divizioni B, që gjatë muajit të ardhshëm mbahet në Itali. Grumbullimi i vajzave bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në Banjë të Pejës, ndërsa përgatitjet zhvillohen në palestrën në Pejë. Bëhet fjalë për lojtare që ishin edhe në kampin e FHK-së të mbajtur […]

Përfundon evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin evropian, Divizioni B, që u mbajt në Klaipeda të Lituanisë. Kosova të dielen luajti për vendin e shtatë dhe u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 29:28. Edhe një herë vajzat tona e lëshuan fitoren nga dora. Pas fillimit më […]

Humbje e ngushtë nga Maqedonia e Veriut, të dielen luajmë me Gjeorgjinë

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar. Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. […]

Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për […]

Paraqitje e zbehtë e Kombëtares U19

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë në të cilën […]

Kombëtarja U19 humb ndeshjen e parë, por jep shpresë për të ardhmen

Ndonëse e ka filluar fuqishëm ndeshjen, Kombëtarja U19 e hendbollisteve e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B që të hënën filloi në Lituani. Në Klaipeda, Kosova U19 humbi nga Turqia me rezultat 28:24. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 16:16, ndonëse kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. […]

Kombëtarja U19 e gatshme për kampionat evropian

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares U19 bashkë me trajnerët e tyre.

Kapitenja e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Alberina Halitaj ka treguar se hendbollistet e reja janë të gatshme për paraqitje në kampionatin evropian, Divizioni B, që prej 15 korrikut mbahet në Lituani. Kombëtarja jonë U19 udhëton të shtunën për në Lituani, ndërsa ndeshjen e parë e ka të hënën nga ora 15:00 kundër Turqisë. […]