Kosova në grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e parë të eliminatoreve për Euro 2020, që nisin në tetor. Kosova është në një grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Shorti për kualifikimet për evropianin e ardhshëm për hendbollistë është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë. Evropiani mbahet për herë të parë […]

Kosova nis mirë por humb nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për botërorin e vitit 2019, që po zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Përfaqësuesja jonë të shtunën mbrëma pësoi nga Portugalia vendase me rezultatin 36:22. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 17:11 për portugezët. Në ndeshjen e parë […]

Polakët u befasuan nga paraqitja e Kosovës

Kosova ka marrë vlerësime edhe nga kundërshtarët për paraqitjen e parë në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019. Në Povoa de Varzim të Portugalisë, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të premten mbrëma u mposht nga superfuqia Polonia me rezultat 30:19. Por për plot 40 minuta hendbollistët e përfaqësueses tonë ishin plotësisht të barabartë […]

Ramadani vlerëson paraqitjen e Kosovës

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani, bashkë me disa lojtarë dhe trajnerët.

Përzgjedhësi Taip Ramadani ka vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses së Kosovës në hendboll në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Polonisë. Kosova pësoi në Portugali me rezultatin 30:19 në ndeshjen e parë të kualifikimeve për botëror, por ishte e barabartë për 40 minuta lojë. Vetëm më pas polakët u shkëputën në rezultat. “Djemtë treguan jo vetëm […]

Vetëm fitorja vlenë ndaj qipriotëve

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, përfaqësuesja jonë e luan ndaj Qipros, të dielen pasdite në Povoa de Varzim të Portugalisë. Derisa me Poloninë (të premten) dhe me Portugalinë (të shtunën) synimi është rezistimi deri në fund, ndaj Qipros synimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll […]

Kapiteni Dedaj i bindur se Kosova do të arrijë nivel më të lartë

Përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për ndeshjet kualifikuese për botëror janë në fazën përfundimtare. Hendbollistët e përzgjedhësit Taip Ramadani të mërkurën (nesër) e kanë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Portugali. Të enjten në orët e para të mëngjesit përfaqësuesja udhëton për në Portugali ku do të luajë tri ndeshje në kuadër […]

Përfaqësuesja vazhdon punën, Jupa i bindur për hapin e radhës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet me synim për paraqitje sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2019. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani, hendbollistët po ushtrojnë nga dy herë në ditë në Prishtinë, ndërsa atmosfera brenda grupit është shembullore. Shtabi teknik, por edhe lojtarët, janë të kënaqur me […]

Përfaqësuesja shumë e motivuar para sfidave kualifikuese për botëror.

Në foto shihen lojtarët e Kombëtares sonë bashkë me përzgjedhësin, Taip Ramadani dhe trajnerët tjerë.

Të mërkurën mbrëma hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë nisur fazën e fundit të përgatitjeve para paraqitjes në kualifikimet për kampionatin botëror që vitin e ardhshëm mbahet në Danimarkë e Gjermani. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani dhe shtabit teknik të tij, hendbollistët kanë treguar përkushtim të madh që në stërvitjen e parë, që nuk […]