Operohet Pashke Marku, mungon rreth gjashtë muaj

Hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Pashke Marku, ka operuar krahun pas një lëndimi që e ka munduar për kohë të gjatë. 23-vjeçarja ka këputur ligamentet e krahut, ndërsa i është nënshtruar operimit ditë më parë. Është duke e marrë veten pas operimit. Marku tashmë e vazhdon shërimin duke bërë seanca fizioterapie dy herë […]

Sukses i madh i Qunit, fiton Kupën e Zvicrës

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka arritur sukses të madh të shtunën mbrëma. Quni ka bërë befasi të madhe me skuadrën GC Amicitia Zuerich. GC Amicitia e ka mposhtur favoritin, Pfadi Winterthur për ta fituar Kupën e Zvicrës në hendboll. Skuadra e Qunit ka fituar finalen me rezultatin 30:28, pas vazhdimeve. Koha e […]

Vazhdon seria impresive e katërshes së Kosovës

Kreuzlingeni i katër lojtarëve të Kombëtares së Kosovës po vazhdon marshimin drejt Superligës së Zvicrës. Kjo skuadër thuajse e ka siguruar vendin e parë pas stinorit të rregullt dhe në serinë finale për një vend në elitë do të luaj më ekipin e vendit të dytë, Wadenswil/Horgan. Skuadra që shënon tri fitore kalon në Superligë […]

Mali i Zi, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut kualifikohen në Botëror

Mali i Zi dhe Greqia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të dielën mbrëma në Podgoricë, në një palestër të stërmbushur me shikues dhe atmosferë të zjarrtë.Para 5000 shikuesve, Mali i Zi fitoi 33:25 dhe siguroi biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndeshjen e parë, të luajtur para katër ditësh në Greqi, […]

Kapiteni Dedaj: Synojmë dy fitore në shtëpi

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, ka komentuar shortin e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Evropian që mbahet në vitin 2024. Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.“Mendoj që grupi është shumë i vështirë. Por besoj shumë që […]

Selektori Qerimi: Grupi është i vështirë, por synim mbetet kualifikimi

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka pranuar se Kombëtarja jonë është në grup të vështirë në kualifikimet për “Euro 2024”. Shorti i tërhequr të enjten ka përcaktuar që Kosova të jetë në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina janë kombëtare të njohura për Kosovën. Jemi përballur […]

Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova do të garoi në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Grupi është sfidues, me Kombëtare nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi.Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej […]

Superliga A fillon me dy ndeshje interesante

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e para në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Në Superligën A garojnë gjashtë skuadrat e para në tabelë, pas pjesës së rregullt të kampionatit. Në Superligën A garohet për titull të kampionit, përkatësisht për vend në plejof. Të mërkurën janë dy ndeshje në kuadër të […]

Pas Shaban Zogajt lëndohet edhe motra e tij, Njoma

Shaban Zogaj vlerësohet e ardhmja e Kombëtares së Kosovës në hendboll. 19-vjeçari ka shfaqur nivel të lartë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023. Por Zogaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e 12 janarit ndaj Turqisë dhe nuk mundi të paraqitet në ndeshjen vendimtare me Belgjikën. Shaban Zogaj, që bën karrierë në Danimarkë, ka pësuar […]