Prishtina sfidon Istogun, Ferizaj luan me Vushtrrinë

Në kryeqytet zhvillohet edhe një derbi i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve takohen Prishtina dhe Istogu, që është kampion aktual. Prishtina ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e deritashme dhe është në vend të dytë me 10 pikë, […]

Prishtina fiton dhe i bashkohet Ferizajt

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen në Vushtrri, Prishtina e mposhti Samadrexhën vendase me shifrat 26:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:8 për prishtinaset. Prishtina shënoi fitoren e pestë nga po aq ndeshje të luajtura. Së bashku me Ferizajn janë […]

Ferizaj fiton derbin dhe shkëputet në vend të parë

Skuadra që për herë të parë po luan në Superligë, Ferizaj, e ka befasuar kampionin aktual, Istogun, të shtunën në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në ndeshjen e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Ferizaj ka fituar me rezultat 25:24. Për Ferizajn ishte fitorja e pestë rresht, kurse […]

Dy të parët takohen në Pejë

Dy të parët në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) përballen në Pejë, në kryendeshjen e javës së pestë. Të shtunën (nesër) nga ora 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luajnë Istogu dhe Ferizaj. Kampioni aktual, Istogu, është në vend të dytë me 8 pikë sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë. Istogaset […]

Prishtina shënon fitoren e katërt, Jusuf Gërvalla të parën

Të dielen janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Prishtina ka shënuar fitoren e katërt dhe i është bashkuar Ferizajt dhe Istogut në krye të tabelës. Prishtina fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 37:16. M. Ipqi, L. Matarova e B. Hashani i shënuan […]

Fitore të reja për Istogun e Ferizajn

Istogu e Ferizaj i kanë fituar edhe ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën kampioni aktual, Istogu fitoi në Gjakovë ndaj ish-kampionit, Shqiponjës, me rezultat 29:11. 17:5 për istogaset ishte rezultati pas pjesës së parë. A. Berisha, T. Hetemi e N. Milatoviq shënuan nga 7 gola për Istogun. […]

Ndeshje të mira në Gjakovë

Në Gjakovë do të luhen dy ndeshje interesante të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni aktual, Istogu, luan me ish-kampionin, Shqiponjën, të shtunën nga ora 14:00. Istogaset janë favorite por Shqiponja do të mundohet të ofrojë rezistencë sa më të madhe. Istogu ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe është […]

Superderbi i Istogut

Kampioni aktual, Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Të dielen pasdite në Pejë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:24. Epërsia e istogaseve pas pjesës së parë ishte katër gola, 15:11. Për Istogun ishte fitorja e tretë në tri ndeshje të luajtura. Vushtrria pësoi humbjen e parë. […]

Fitore për Prishtinën e Samadrexhën, barazim në Deçan

Prishtina e Samadrexha kanë shënuar fitore të shtunën në ndeshjet e javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Prishtina fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 33:22. Për Prishtinën ishte kjo fitorja e tretë që e vë në vend të parë në tabelë me 6 pikë. Kastrioti në anën tjetër pësoi humbjen e dytë. Samadrexha […]

Në Pejë superderbi i hendbollisteve

Java e tretë kampionale vë përballë dy skuadrat që synojnë suksesin në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen nga ora 15:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet superderbi i hendbollisteve në mes të Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu ka fituar trofetë në edicionin e kaluar, por është sfiduar fuqishëm dhe deri në fund nga […]