Pikë maksimale për Istogun

Istogu i ka fituar pikët maksimale në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu i ka fituar të gjitha 22 ndeshjet dhe renditet i pari me 44 pikë. Prej pozitës së parë starton në plejof, ndërsa në gjysmëfinale takohet me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme në Istog.Në […]

Ulpiana, Vjosa e Drita përshëndeten me humbje nga Superliga

Ulpiana, Vjosa e Drita të shtunën i kanë luajtur ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Këto tri skuadra në edicionin e ardhshëm, 2022/2023, do të luajnë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.Ulpiana përfundon kampionatin në vendin e dhjetë me 8 pikë. Vjosa përfundon e 11-ta me […]

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Të shtunën janë katër ndeshje të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Menjëherë në mesjavë fillon plejofi, përkatësisht faza përcaktuese e kampionatit për titull.Skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar ndeshjet e fundit.Shqiponja – Ferizaj […]

Ferizajaset fitojnë ndeshjen e mbetur

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të enjten është luajtur ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit. Fitore ka shënuar Kastrioti me shifrat 36:25.Pas 30 minutave, rezultati ishte 17:7 për ferizajaset.Ermira Saliu e Verona Muhaxheri ishin më efikaset te Kastrioti me nga 7 gola. 6 […]

Fitore për ekipet mysafire

Të dielën janë luajtur tri ndeshje të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Fitore kanë shënuar skuadrat mysafire.Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 52:31. Luljeta Sopjani me 10 gola ishte më efikasja te vushtrriaset. Edona Radoniqi shënoi 11 gola për Vëllaznimin.Vushtrria është e katërta […]

Ferizaj fiton bindshëm derbin ndaj Prishtinës

Ferizaj e Prishtina janë takuar të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në derbin e javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fitore me rezultat të lartë, 37:23, ka shënuar skuadra vendase, Ferizaj. Ferizaj mbetet në vendin e tretë, por tani i ka vetëm dy pikë më pak se Prishtina […]

Ferizaj e Prishtina e luajnë derbin e xhiros

Ferizaj e Prishtina takohen në derbin e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Bëhet fjalë për dy skuadrat që synojnë trofe dhe i takojnë pjesës së epërme të tabelës. Aktualisht Prishtina është e dyta me […]

Fitore me dhjetë gola dallim e Istogut në Vushtrri

Istogu e ka fituar bindshëm derbin e javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të enjten istogaset fituan në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 34:24. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, por në minutat e fundit mysafiret u shkëputën në tre gola, 15:12. Një seri e mirë në […]

Derbi në Vushtrri

Vushtrria e Istogu takohen në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 17:30. Istogu ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Ndërkohë kampionia në fuqi, Vushtrria, është e treta me 30 pikë. Vushtrriaset do […]

Nuk jep fitues derbi gjakovar

Nuk ka dhënë fitues derbi i Gjakovës mes Vëllaznimit dhe Shqiponjës. Ndeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u luajt të dielën në palestrën “Shani Nushi” dhe përfundoi 32:32.Pas pjesës së parë rezultati ishte po ashtu i barabartë 13:13. Në pjesën e dytë Vëllaznimi krijoi epërsi deri […]