Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në gjysmëfinale, Besa në dy ndeshje ishte më e mirë se Rahoveci. Skuadra pejane fitoren e dytë e arriti të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”. Kampionia aktuale, Besa Famgas, fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 40:26. Victor Alonso me 12 gola […]

Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Besa Famgas planifikon që të shtunën të sigurojë kalimin në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa ishte bindëse të enjten ndaj Rahovecit dhe fitoi gjysmëfinalen e parë. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec për shkak se palestra në Pejë ishte e zënë. Ndeshja e kthimit luhet në […]

Besa Famgas fiton ndeshjen e parë me Rahovecin

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të enjten mbrëma e mposhti Rahovecin me rezultat 37:31. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec. Pjesa e parë u ka takuar plotësisht pejanëve që në pushim shkuan me rezultatin 23:8. Në pjesën […]

Të enjten fillon plejofi, në kryeqytet pritet ndeshje interesante

Në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt) të enjten fillon faza e tretë e garave. Pas edicionit të rregullt në Superligë dhe Superligës A, koha është për plejof, përkatësisht për fazën vendimtare në luftë për titull të kampionit.Prej orës 20:00 luhet gjysmëfinalja e parë e plejofit në mes të Besa Famgas dhe Rahovecit. Ndonëse Besa […]

Fitore e Trepçës në ndeshjen përmbyllëse

Trepça e ka fituar ndeshjen përmbyllëse në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 30:27. Fituesi u vendos në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 14:14.Anton Maloku ishte më efikasi te Trepça me 7 gola. 6 i kishte Muhamet Dubovci, ndërsa nga […]

Fitore bindëse e Deçanit në ndeshjen e fundit të Superligës B

Të shtunën ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll. Deçani ka shënuar tjetër fitore bindëse. E ka mposhtur Drenicën me rezultat 48:15.Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga 8 gola për Deçanin. Bleart Zariqi shënoi 5 gola për Drenicën.Deçani e përmbyllë kampionatin në vendin e parë të Superligës B me 26 pikë. […]

Prishtina nuk lejon befasi, mposht Rahovecin

Prishtina e ka fituar ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në kryeqytet, Prishtina e mposhti Rahovecin me shifrat 42:34.Prishtina në plejof starton prej pozitës së dytë. Në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën e vendit të tretë. Prishtina i ka mbledhur 45 pikë në 28 ndeshje.Rahoveci […]

Besa Famgas e përfundon ashtu si e nisi – me fitore

Besa Famgas e ka përfunduar stinorin në Superligën A të Kosovës në hendboll me bilanc të qindpërqindtë. Në kuadër të xhiros së 28-të, Besa të shtunën në “Karagaçi” e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 33:31.Besa në plejof starton nga pozita e parë. I ka 28 fitore, përkatësisht 56 pikë. Në gjysmëfinale të plejofit do […]

Xhiroja e fundit vendos për pozitën e tretë

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit e Superligës A. E hapur ka mbetur gara për pozitën e tretë, të cilën e kërkojnë dy skuadra. Aktualisht e treta është Trepça me 31 pikë, ndërsa Rahoveci mban pozitën e katërt […]

12 gola të Rudarit në fitoren e Kastriotit

Aldi Rudari ka shënuar 12 gola derisa Kastrioti ka fituar pikët në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Kastrioti të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 37:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15. Ndeshja i takonte javës së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Ishte kjo […]