Besa në finale me fitore tjetër bindëse

Kampioni aktual, Besa Famgas ka zënë vendin e merituar të tij në finale të plejofit, duke shënuar të mërkurën një fitore tjetër të lartë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit u luajt në Gjakovë, ndërsa Besa fitoi me rezultat 37:12. Ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të shtunën në Pejë, Besa […]

Kastrioti, finalisti i parë

KH Kastrioti ne sulm

Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për ferizajasit. Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të plejofit ndaj Prishtinës. […]

Besa nuk pret telashe në Gjakovë, në Prishtinë ndeshje e fortë

Pasi ka fituar bindshëm ndeshjen e parë gjysmëfinale, Besa Famgas të mërkurën mund të sigurojë kalimin në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Gjakovë nga ora 19:00 luhet ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Besa Famgasit. Besa është kampion aktual dhe e ka përfunduar Superligën A në vend të parë. Ndeshjen […]

Kastrioti bënë hapin e parë

Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë drejt kalimit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kastrioti e ka mposhtur Prishtinën të shtunën në Ferizaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. 28:21 në të mirë të Kastriotit ishte rezultati i takimit që vuri përballë dy finalistët e Kupës. Pas […]

Fitore shumë e lartë e Besa Famgas

Besa Famgas ka fituar shumë thellë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa ka mposhtur të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë skuadrën gjakovare Vëllaznimi me rezultat 39:10. Pas pjesës së parë rezultati shte 19:4 për ekipin pejan. Besa Famgas është kampion aktual dhe ka përfunduar garat […]

Besa favorit, në Ferizaj pritet lojë e fortë

Pas përfundimit interesant të stinorit në Superligën A për hendbollistë, ka ardhur koha për ndeshjet e fazës përfundimtare të kampionatit, përkatësisht plejofit. Të dy ndeshjet e para gjysmëfinale luhen të shtunën (nesër). Kështu Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit nga ora 17:00. Kampioni aktual, Besa e ka përfunduar stinorin e rregullt në […]

Vushtrria barazon, Vëllaznimi në plejof

Fund interesant ka patur stinori i rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të enjten në ndeshjen e fundit të stinorit, Vushtrria ka barazuar me Prishtinën me rezultatin 34:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:15. Prishtina shumë më herët e ka siguruar pozitën e tretë për plejof, ndërsa Vushtrria ishte në garë […]

Kastrioti e mbyllë me fitore

Me rezultatin e lartë, 49:24, e ka fituar Kastrioti i Ferizajt ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt në Superligën A për hendbollistë. Kastrioti e ka pritur të mërkurën mbrëma Vëllaznimin e Gjakovës dhe ka shënuar fitore të pritur. Pas pjesës së parë të ndeshjes Kastrioti – Vëllaznimi, rezultati ishte 25:9 për vendasit. B. Syla […]

Java e fundit vendos për vendin e katërt

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkuj). Tashmë dihet që në plejof kampioni aktual, Besa Famgas do të fillojë nga pozita e parë. Skuadra pejane, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 50 pikë. 47 pikë në vend të […]

Derbi i Besës, në Gjakovë pa fitues

Dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës A për hendbollistë u zhvilluan të dielen. Në kryeqytet, kampioni dhe lideri, Besa Famgas ka fituar ndaj Prishtinës me rezultatin 32:25. Me këtë fitore Besa e Pejës e ka konfirmuar vendin e parë në tabelë për plejof. Një xhiro para fundit Besa udhëheq me 50 pikë. Kastrioti […]