Fillojnë stërvitjet e Kosovës U17

Kanë filluar sot stërvitjet e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll. Nën udhëheqjen e trajnerit Arben Parduzi dhe Granit Sahiti vajzat tona kanë ushtruar sot pasdite në palestrën e qytetit në Ferizaj. Kombëtarja do të përgatitet deri më 5 gusht në Ferizaj. Ku me 7 gusht , Kosova U17 e luan ndeshjen e parë të […]

Kombëtarja U17 mblidhet në Ferizaj

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht. Grumbullimi do të bëhet në Ferizaj, ndërsa lojtaret fillimisht do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike. Nesër nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë deri para se ekipi […]

Kosova U17 në grup me Spanjën

Të mërkurën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të vitit 2021, për grupmoshën U17 te hendbollistet. Në mesin e 38 ekipeve kombëtare që do të garojnë në Kampionate Evropiane do të jetë edhe Kosova. Zhvillimi i ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja është prej prioriteteve të Federatës sonë. Kosova do të garoj në Divizionin B, […]

Më 10 shkurt shorti për kampionatet evropiane të hendbollisteve të reja

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar dhe maksimalisht e angazhuar për t’u mundësuar të rinjve që të kenë përvojën e duhur për ngritje të nivelit. Në kuadër të kësaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka paraqitur për të garuar në Kampionate Evropiane të këtij viti Kombëtaret U17 dhe U19 në konkurrencë […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U17

Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja për vend të nëntë është luajtur të shtunën paradite, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të dhjetë. Është pritur më shumë nga vajzat tona në këtë ndeshje, […]

Loja e Kombëtares U17 po përmirësohet dukshëm

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) e ka luajtur të enjten ndeshjen e fundit në fazën grupore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Vajzat tona kanë humbur nga Islanda, por kanë pasur paraqitjen bindshëm më të mirë deri më tani. Kështu synimi që ishte për këtë evropian, për të fituar […]

Kombëtarja U17 mbahet vetëm një pjesë me Turqinë

Një pjesë e dytë shumë e dobtë, me lëshime të mëdha në mbrojtje e sulm, ka bërë që Kombëtarja U17 të humb me rezultat të lartë ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Të dielen vajzat tona humbën nga Turqia me rezultat 41:17. Dallimi i madh u bë në […]

Kombëtarja U17 pëson në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja jonë pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket. Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe […]

Kombëtarja U17 në Itali, nesër luan me Çekinë

Kombëtarja U17 (femrat) është vendosur të premten në Itali, ku prej nesër zhvillohet kampionati evropian, Divizioni B. Menjëherë në ditën e parë kombëtaren tonë e pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Çekisë. Ndeshja me çeket luhet nga ora 14:00. Synimet e kombëtares tonë janë solide për këtë evropian. Ky grup i vajzave për herë të […]

Kombëtarja U17 e gatshme për Evropian

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) është në fazën finale të përgatitjeve për kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Itali. Vajzat janë të gatshme për të dhënë më të mirën, kurse udhëtimi për në Itali bëhet nesër pasdite. Ndeshjen e parë Kosova U17 e luan më 3 gusht ndaj Çekisë. Pritjet nga ky […]