Hendbollistet e reja vazhdojnë përgatitjet për Evropian

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.Kombëtarja është e grumbulluar në Gjakovë ndërsa po punon nën urdhrat e përzgjedhësit Agron Shabani, që po ndihmohet nga kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli. […]

Kombëtarja U19 filloi grumbullimin e dytë

Të hënën janë grumbulluar hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi i dytë po mbahet në Ferizaj, ndërsa nën urdhrat e kryetrajnerit Granit Sahiti hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë. Kombëtarja U19 do të ketë program të ngjeshur deri më 30 dhjetor, ndërsa synim është rritja e konkurrencës dhe komponimi sa më i […]

Kombëtarja U19 grumbullohet në Gjakovë

Në kuadër të javës evropiane, grumbullimin e parë do ta kenë hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi fillon të hënën në Gjakovë, ndërsa lojtaret tona të reja do të ushtrojnë nga dy herë në ditë deri të premten.FHK-ja i kushton rëndësi të madhe ngritjes së Kombëtareve të grupmoshave të reja dhe pas Kombëtares U17 […]

FHK-ja prek nivele të reja, merr të drejtën e organizimit të Evropianit U19

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të ketë besimin maksimal të IHF-së dhe EHF-së. Pasi nga IHF-ja mori të drejtën e organizimit të IHF Trophy për hendbollistët U18 dhe U20, Federata e Hendbollit të Kosovës të shtunën mori të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian për hendbollistet deri 19 vjet. Ky Evropian do të mbahet […]

Fitore me shumë peshë e hendbollisteve të reja ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Shkup. Të hënën pasdite, hendbollistet e reja kanë fituar ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 30:28. Pjesa e parë i takoi hendbollisteve boshnjake, që në pushim shkuan […]

Mësohen kundërshtarët e Kosovës U19

Të mërkurën është tërhequr shorti edhe për Kampionatet Evropiane të grupmoshës U19 në konkurrencë të femrave. Do të garojnë 34 kombëtare evropiane, 16 në Divizionin A dhe 18 në Divizionin B. Kosova U19 do të garoj në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej 10 deri më 18 korrik. […]

Më 10 shkurt shorti për kampionatet evropiane të hendbollisteve të reja

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar dhe maksimalisht e angazhuar për t’u mundësuar të rinjve që të kenë përvojën e duhur për ngritje të nivelit. Në kuadër të kësaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka paraqitur për të garuar në Kampionate Evropiane të këtij viti Kombëtaret U17 dhe U19 në konkurrencë […]