Kosova përballë elitës botërore në “Spanja 2019”

Me suksesin në IHF Trophy Intercontinental, Kombëtarja jonë e juniorëve ka siguruar paraqitjen në kampionatin botëror të juniorëve (U21) që në verë mbahet në Spanjë (16 – 28 korrik). Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës do të luajë në garën më të madhe. Në Botëror Kosova është njëra prej 24 kombëtareve […]

Sporti që shkruan historinë

14 prilli i vitit 2019 do të mbetet datë e rëndësishme në histori të  hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi. Në këtë mbrëmje një ekip kombëtar i Kosovës siguroi për herë të parë paraqitjen në një botëror. Natyrisht bëhet fjalë për hendbollin, për kombëtaren U21. Hendbolli si shumë herë deri më tani vazhdon të shkruajë historinë […]

Edhe një pengesë drejt botërorit për juniorët e Kosovës

Hendbollistët e grupmoshës së juniorëve (U21) të Kosovës i janë afruar suksesit historik. Ata të dielen (nesër) paraqiten në finale të garës së rëndësishme IHF Trophy Intercontinental dhe me fitore do të kualifikohen për kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në verë në Spanjë. Ende asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në kampionat […]

Sot gjysmëfinalet, Kosovës i duhet përkrahja

Pas tri ditëve plot ndeshje në kuadër të fazës grupore, të shtunën (sot) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Gjysmëfinalet luhen në të dy grupmoshat, U21 e U19, kurse ekipet kombëtare të Kosovës janë pjesë e tyre. Djelmoshave tanë u duhet përkrahja e tifozëve për të kaluar në finale. Kombëtarja U21 pret të bëjë […]

Kosova U21 në mënyrë impresive kalon në gjysmëfinale

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror. Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21. Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23). Kështu Kosova U21 në gjysmëfinale të […]

Kombëtaret tona shpresojnë në suksese të reja

Sot është dita e tretë e IHF Trophy Intercontinental. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit luhen ndeshjet e fundit të fazës grupore. Në dy prej katër ndeshjeve paraqiten kombëtaret tona. Shpresohet në suksese të reja të Kosovës, ndërsa djelmoshave tanë iu duhet përkrahja e tifozëve për paraqitje sa më të mirë. Fillimisht prej orës 17:00, […]

Tahirukaj: Jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë mundësinë e artë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për paraqitje në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental. Ndeshjet e para të këtij kampionati që zhvillohet në Prishtinë, janë të mërkurën. Në kuadër të grupit A, Kosova luan me Taipein Kinez, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]

Ngritje e madhe e kombëtareve U21 e U19

Në prag të paraqitjes në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental, hendbollistët e kombëtareve U19 dhe U21 të Kosovës prej të hënës janë vendosur në Prishtinë dhe po stërviten nën mbikqyrjen e shtabit teknik të kombëtares, në krye me përzgjedhësin Taip Ramadani. Gara IHF Trophy mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, ndërsa […]