Të dielen (nesër) finalja e dytë

Ndeshja e dytë e finales së plejofit të kampionatit të Kosovës në hendboll mes Prishtinës dhe skuadrës pejane Besa FamGas zhvillohet të dielen (nesër). Ndeshja mes dy skuadrava më të mira të këtij kampionati luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe fillon në ora 16:00.

Kampioni në fuqi, Besa e ka fituar ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Pejë me rezultat 37:23. Kështu skuadrës së drejtuar nga Arben Muqolli I duhet edhe një fitore apo edhe një barazim për të fituar titullin dhe për të vazhduar dominimin në garat vendore.

Ndërkohë Prishtina ka disa lojtarë të rëndësishëm të lënduar dhe për këtë po përballet me fond të limituar të lojtarëve. Por në ekipin prishtinas kanë premtuar maksimumin për të fituar ndeshjen si vendase dhe në rast se kjo ndodhë kampioni vendoset në ndeshjen e tretë që do të zhvillohej në Pejë. Prishtina pret të ketë përkrahjen e shikuesve, ndërsa paraqitjen në finale të plejofit dhe në finale të Kupës dhe poashtu sigurimin e paraqitjes në gara evropiane në edicionin tjetër, e ka vlerësuar sukses.

Prishtina në finale të Kupës humbi nga Besa, nga e cila skuadër i ka edhe humbjet e vetme këtë edicion. Në kampionat të rregullt Besa ka tri fitore e një humbje përballë Prishtinës. Në gjysmëfinale të plejofit Besa e kaloi Dritën, ndërsa Prishtina e eliminoi Kastriotin.

Lajme tjera