Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten fillon turneu final në ligën e pionierëve

Për tri ditë rresht palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë përplot me hendboll. Prej të enjtes deri të shtunën zhvillohet turneu final në Ligën e Pionierëve (U16).
Të enjten janë ndeshjet çerekfinale.
Prej orës 15:00 është ndeshja Trepça – Vëllaznimi. Në ora 16:15 fillon ndeshja Istogu – Kastrioti. Drenica e Rahoveci luajnë prej orës 17:30, ndërsa Besa Famgas e Prishtina prej orës 18:45.
Gjysmëfinalet janë të premten prej orës 16:00 e 17:30, ndërsa të shtunën ndeshja për vend të tretë fillon në ora 16:00, ndërsa finalja në orën 17:30.
Turneu final vjen pas stinorit të rregullt të zhvilluar në grupe. Ka pasur shumë ndeshje interesante e po ashtu shumë lojtarë me potencial.
Niveli edhe më i lartë pritet të jetë gjatë tri ditëve të ardhshme në palestrën buzë lumit Ibër.

Lajme tjera