Të martën Istogu mëson kundërshtarin e radhës

Klubi i hendbollit Istogu të martën (nesër) mëson kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Shorti i raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste tërhiqet nga ora 11:00 në Vjenë.
Në raundin e tretë paraqiten 32 skuadra, ndërsa ndeshjet do të luhen muajin e ardhshëm.
Në garë janë ende dy kampionët e fundit të Kupës Evropiane, Rocasa Gran Canaria e Spanjës dhe Konyaalti BSK nga Turqia.
Istogu nuk është bartës në short. Ndeshjet e raundit të tretë zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 nëntor.
Istogu në fundjavë e eliminoi skuadrën portugeze 1Maio/Ada dhe bëri vend në raundin e tretë. Istogaset për herë të shtatë rresht paraqiten në gara evropiane. Për herë të tretë e kanë kaluar kundërshtarin e parë.

Kundërshtarët e mundshëm të Istogut:

Bjelovar (Kroaci)
Hazena Kynzvart (Çeki)
Rocasa Gran Canaria (Spanjë)
O.F.N. Ionias (Greqi)
IBV Vestmannaeyjar (Islandë)
Maccabi Haarazim Ramat Gan (Izrael)
Jomi Salerno (Itali)
SSD Handball Erice ARL (Itali)
HC Gjorche Petrov-WHC Skopje (Maqedoni V.)
ORK Rudar (Mali i Zi)
Cabooter HandbaL Venlo (Holandë)
Sport Lisboa e Benfica (Portugali)
HV Herzogenbuchsee (Zvicër)
MSK IUVENTA Michalovce (Sllovaki)
Armada Praxis Yalikavaspor (Turqi)
Konyaalti BSK (Turqi)

Lajme tjera