Të mërkurën (nesër) në Vushtrri mbahet turneu tradicional Jeton Tërstena – Tota.
Turneu i kushtohet ish-hendbollistit e luftëtarit të UÇK-së, Jeton Tërstena, emrin e të cilit me shumë krenari e mban palestra në Vushtrri.
Hapja e turneut memorial bëhet në ora 11:00. Pos nikoqires, Vushtrrisë, marrin pjesë edhe Besa Famgas nga Peja, Vjosa e Shtimes dhe ekipi përfaqësues i Qipros Veriore.
Jeton Tërstena ra heroikisht më 6 gusht të vitit 1998, me armë në dorë dhe duke mbrojtur pozicionet e luftës.
Në nderim të tij mbahet tradicionalisht turneu i hendbollit.