Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Avni Shabani

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit sportiv, Avni Shabani. Ai ndërroj jetë të martën, pak javë pas pensionimit.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Avni Shabanit, gazetarit sportiv që me punën e angazhimin e tij ka kontribuar për ngritjen e nivelit të sportit në vendin tonë. Për dekada punë, i ndjeri ka paraqitur sukseset e sportistëve tanë, por edhe sfidat e telashet që i kemi kaluar së bashku. Ai ka dhënë kontribut të madh për hendbollin, duke përcjellur për kohë të gjatë Borcin e famshëm të Ferizajt. Me rezultatet e Borcit ka njoftuar opinionin në gjithë Jugosllavinë. Kontributi i tij vazhdoj në mediumet tjera kosovare, së fundi në Radio Kosova. Komuniteti i gazetarëve sportiv, por edhe i gjithë sporti në vendin tonë, ka mbetur pa një punëtor të vyeshëm. Kontributi i tij do të kujtohet e respektohet gjithnjë”, thuhet në telegramin e presidentit Saraçini për familjen e respektuar Shabani.

Lajme tjera