Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça e Prishtina kthehen te fitorja

Trepça e Prishtina janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Pasi humbën derbit të enjten, të dy skuadrat fituan të shtunën në ndeshjet në udhëtim që i takuan xhiros së 11-të.
Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 48:30.
Ermir Smaka ishte më efikasi te mitrovicasit me nëntë gola. Nga tetë i kishin Hamdi Salihu dhe Shpëtim Mehmeti, ndërsa shtatë i shënoi Yassine Henahem.
Te Vëllaznimi, shtatë gola i shënoi Labinot Kërleshi, sa i kishte edhe Ardi Halili. Shkëlqim Kuqi kontribuoi me gjashtë gola.
Trepça është e treta me 16 pikë. Vëllaznimi është i fundit me vetëm dy pikë.
Fitoren e gjashtë në kampionat e ka shënuar Prishtina, që është e katërta në tabelë me 12 pikë.
Prishtina e mposhti në udhëtim Deçanin e vendit të gjashtë. Deçani mbetet me katër pikë.
Prishtina fitoi me rezultat 38:31.
Albi Gjuka i shënoi nëntë gola për Prishtinën. Tetë i kishte Vladyslav Napadailo. 14 gola për Deçanin i realizoi Florian Rexha.
Të dielën mbrëma është derbi i madh mes Besa Famgasit dhe Rahovecit. Ndeshka luhet prej orës 18:00 në Pejë.

Lajme tjera