Trepça fiton derbin, Vushtrria e Llapi me pikë të mëdha

Ashtu si është pritur, të dielën janë luajtur tri ndeshje shumë interesante në javën e 11-të të Superligës së hendbollistëve. Në të tri ndeshjet pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, ndërsa në të dytën është përcaktuar fituesi.

Pivoti S. Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur në “Minatori” përfundoi 36:30 për “xehetarët”. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:18. Maxhera ndeshjen e përfundoi me 11 gola. A. Dugolli ishte më efikasi te Kastrioti me 9 gola.

Trepça ka kaluar Kastriotin në tabelë dhe tani renditet e treta me 13 pikë. Kastrioti ka rënë në vend të katërt me 12 pikë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Vushtrria ndaj Drenicës, 36:31. Pas pjesës së parë në Vushtrri rezultati ishte 15:15. M. Jashari shënoi 12 gola, ndërsa F. Jashari 9 gola për vendasit. Te Drenica u dallua Sh. Mehmeti me 12 gola. Vushtrria është e teta me 6 pikë kurse Drenica e pesta me 10 pikë.

Në Gjilan, në ndeshjen mes Zhegrës e Llapit, rezultati pas pjesës së parë ishte15:15. Por në pjesën e dytë te fitorja shumë e rëndësishme arriti Llapi, 31:29. Llapi del në vend të nëntë me 4 pikë.

Zhegra renditet e gjashta me 10 pikë. A. Hoxha udhëhoqi llapjanët me 12 gola, sa i realizoi për Zhegrën, A. Haziri.

Trepça – Kastrioti 36:30 (18:18)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Parduzi, Abrashi, Klinaku 8, Abazgjiku 5, R. Shabani 2, Sejdijaj, Fejzullahu 1, A. Shabani 8, K. Terziqi, Maxhera 11, Cimili 1.

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, Bega, A. Dugolli 9, Selmani 1, Bislimi 2, Rudari 4, Mustafa 7, Bytyqi 6, Brahimi, Qerimi 1.

Zhegra – Llapi 29:31 (15:15)

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, Jusufi, Murseli 1, Aliu 3, E. Isufi, L. Haziri, Shaqiri, Ag. Isufi, F. Isufi, A. Haziri 12, Agushi, Misini 8, Ad. Isufi 5.

Llapi: Hasani 2, Hoxha 12, Beshiri 3, Havolli 4, L. Bogujevci, E. Bugojevci, R. Havolli 5, Mani, Bajrami 3, Ademi 2, G. Mani.

Vushtrria – Drenica 36:31 (15:15)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, F. Jashari 9, Karaqa 3, Sadiku, Emini, Musa 1, M. Jashari 12, Mejzini 5, Tahiri 1, Miftari 4, Musa, Mehmeti, Fazliu, Hyseni 1.

Drenica: Geci, Binaku 2, Sahiti, Prokshi, Baliu 1, Hamza 3, Batatina 1, Kastrati 5, Muqolli, Dubovci 7, Mehmeti 12.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën është takimi Ferizaj …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova