Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenicës për t’u stabilizuar në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll dhe për të ngushtuar distancën e pikëve me Prishtinën.

Të dielen në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultat 23:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:5 për mitrovicasit.

Ndeshja ishte solide, ndërsa në palestër ishin numër i mirë i shikuesve. Vendasit prej fillimit kanë bërë shkëputje në rezultat.

Trepça i ka 24 pikë në vend të tretë, katër më pak se Prishtina që është e dyta dhe katër më shumë se Kastrioti që është i katërti. Prinë në tabelë Besa Famgas me 32 pikë.

Ndërkohë Drenica renditet e teta me tetë pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në kuadër të javës së 16-të të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës e Prizrenit. Fitore shënoi Prizreni me rezultat 43:36. Prizreni është i shtati me nëntë pikë, ndërsa Drita mbetet e fundit.

Trepça – Drenica 23:16 (13:5)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Beqiri 1, Maxhera 3, Voca, Shala 1, Shabani 3, Nimani, Qabra, Klinaku 6, K. Terziqi 2, Abazxhiku 4, Cimili 2, Fejzullahu 1.

Drenica: Geci, Hajrizi 1, Binaku, Hamza 2, Saiti 1, Zekaj 4, Kastrati 4, Baliu 2, Muqolli, Zariqi, Hasani 2.

Drita – Prizreni 36:43 (19:23)

Drita: Asllani, Sllamniku 11, Kurti 3, Hasani, Jahiu 4, Tosku 4, Shkodra 5, Isufi 9.

Prizreni: Thaqi, Ahmetaj 2, Skenderi, Bytyqi 1, Etemi, Ferati, Mehmeti 10, Koro, Topalli 2, Krasniqi, J. Thaqi, Ibrahimi 6, Salihu 8, Tanushi 5, Quni 9, Gashi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin …

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …