Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton në Vushtrri, Prishtina mposht Llapin

Ermir Smaka i realizoi 15 gola, ndërsa Sali Maxhera i shtoi 12 për fitoren e Trepçës ndaj Vushtrrisë.

Ndeshja e së mërkurës në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” përfundoi 41:34 për mitrovicasit.

Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Mitrovicasit u shkëputën në pjesën e dytë për dy pikë të rëndësishme.

Erkan Abazxhiku ishte më efikasi te Vushtrria me 8 gola. 5 i realizoi Lulzim Sadiku.

Trepça është e shtata me 8 pikë. Vushtrria mbetet e pesta me 14 pikë.

Të mërkurën u zhvillua edhe ndeshja mes Prishtinës e Llapit. Prishtina fitoi me rezultat 33:30.

Enis Kuleta udhëhoqi Prishtinën me 11 gola, derisa Oltion Beshiri i realizoi gjashtë.

Te Llapi 12 gola i kishte Blerton Hasani, derisa nga 5 i shënuan Artir Berisha e Rifat Visoka.

Prishtina është e katërta me 23 pikë, derisa Llapi mbetet i gjashti me 11 pikë.