Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça, kampione në Ligën e Pionierëve

Trepça është kampione në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll.
Hendbollistët e rinj mitrovicas (U16), të shtunën në finale e mposhtën Istogun me rezultat 34:24.
Eris Beqiri i shënoi 12 gola për Trepçën. Gjashtë i kishte Butrint Miftari e nga pesë Lekë Cimili e Aris Hasani.
Tek Istogu tetë gola i shënoi Florent Mavraj. Gjashtë i realizoi Kamer Sejdijaj, sa i kishte edhe Edonik Madanaj.
Me finalen e zhvilluar në “Minatori” në Mitrovicë ka përfunduar një edicion garues interesant për pionierët. Janë shfaqur lojëra të mira, ndërsa janë paraqitur lojtarë të shumtë të rinj që kanë potencial për të ardhmen. Natyrisht, nëse punojnë dhe kanë kujdesin e duhur nëpër klube.
Në ndeshjen për vend të tretë, Prishtina fitoi 41:30 ndaj Drenicës.

Lajme tjera