Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Skuadrat pretendente nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.Ferizaj luan si mysafir i Samadrexhës, njëjtë si Prishtina ndaj Dritës.Por Ferizaj dhe Prishtina janë favorit.
Ndeshja Samadrexha – Ferizaj është të shtunën nga ora 19:00. Drita e Prishtina luajnë po të shtunën nga ora 16:30. Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo në mes të Kastriotit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që fillon në ora 15:00.
Të dielen janë takimet Vushtrria – Vëllaznimi (17:00) dhe Istogu – Shqiponja (16:30).Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë. Istogu është i dyti me 20, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Vushtrria është e katërta me 18 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.