Tri ndeshje të shtunën e dy të dielen

Një lojtare është duke vrapuar dhe është kapur nga dy kundërshtare me qëllim që t’a ndalojnë, dy kundërshtare tjera i ka mbrapa kurse përballë ka një bashkëlojtare e cila gjithashtu është kapur nga një kundërshtare.

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Skuadrat pretendente nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.Ferizaj luan si mysafir i Samadrexhës, njëjtë si Prishtina ndaj Dritës.Por Ferizaj dhe Prishtina janë favorit.

Ndeshja Samadrexha – Ferizaj është të shtunën nga ora 19:00. Drita e Prishtina luajnë po të shtunën nga ora 16:30. Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo në mes të Kastriotit dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që fillon në ora 15:00.

Të dielen janë takimet Vushtrria – Vëllaznimi (17:00) dhe Istogu – Shqiponja (16:30).Në tabelë udhëheq Ferizaj me 22 pikë. Istogu është i dyti me 20, sa i ka edhe Prishtina në vend të tretë. Vushtrria është e katërta me 18 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Lajme tjera