Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tri skuadra kosovare në Kupën Evropiane për hendbollistë

Federata e Hendbollit e Kosovës do të ketë prezantim të fuqishëm në edicionin 2024\2025 të garave evropiane të klubeve.
Pas tri klubeve të hendbollisteve edhe tri klube të hendbollistëve kanë konfirmuar paraqitjen në EHF European Cup.
Kosovën dhe FHK-në në Kupën Evropiane do ta prezantojnë kampioni, Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt dhe finalistja e të dy garave, Besa Famgas nga Peja.
Të tri klubet kanë nisur punën organizative që për ndeshjet evropiane të jenë plotësisht të gatshme.
Së shpejti Federata Evropiane e Hendbollit pritet ta bëjë publike listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në EHF European Cup.

Lajme tjera