Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tri skuadra të hendbollisteve në gara evropiane

Si në asnjë sport tjetër, Federata e Hendbollit të Kosovës do të prezantohet me plot tri skuadra të sportisteve në garat evropiane.
Kampioni, Istogu, fituesi i Kupës, Ferizaj, dhe Samadrexha, që ishte në gjysmëfinale të plejofit dhe të turneut të kupës, janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane, përkatësisht në EHF European Cup.
Të gjitha ekipet pjesëmarrëse pritet të konfirmohen brenda pak ditësh e më pas do të tërhiqet shorti.
Të tri skuadrat kanë përvojën evropiane, ndërsa synojnë të bëjnë hapin para.
Sa u takon skuadrave të hendbollistëve, afati për paraqitje për gara evropiane është ende i hapur.

Lajme tjera