Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U hap kampi i FHK-së në Gjakovë

Të shtunën paradite është bërë hapja e Kampit veror të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në kamp do të marrin pjesë afro 100 hendbollistë e hendbolliste të grupmoshës U16, që për një javë do të ushtrojnë nga dy herë në ditë dhe do të marrin informata me shumë rëndësi për karrierën e tyre.

Hapjen e kampit në Gjakovë e ka bërë Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së. Ai u ka dëshiruar mirëseardhje kampistëve dhe ka kërkuar nga ta që kohën në kamp ta shfrytëzojnë maksimalisht për ngritje të nivelit.

Kampistët i kanë përshëndetur edhe Berat Dana, anëtar i Bordit të FHK-së dhe Agron Kryeziu, drejtor i Konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë. Hendbollistët e rinj do të jenë të vendosur në këtë konvikt, ku ofrohen kushte të mira, ndërsa do të ushtrojnë në palestrën “Shani Nushi”.

Në Gjakovë është e grumbulluar edhe Kombëtarja U20. Ndërkohë të shtunën janë testuar edhe hendbollistë për Kombëtaren U18