Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U mbajt grumbullimi i parë i Kosovës U16

Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është mbajtur grumbullimi i parë i hendbollisteve të Kombëtares U16 të Kosovës. Grumbullimi ishte testues dhe seleksionues, ndërsa interesimi ishte shumë i madh. Janë testuar 29 lojtare.
Vajzat kanë shfaqur vullnet e dëshirë për punë, por po ashtu kanë kuptuar që i pret rrugë e gjatë e angazhim në synimin për ngritje të nivelit. Ky ishte grumbullimi i parë i kësaj gjenerate.
Lojtaret e përzgjedhura do të fillojnë me stërvitje më 19 shkurt. Prej 25 shkurtit deri më 3 mars, Kombëtarja U16 do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë, e ku konkurrenca është shumë e fortë.
Kryetrajnere e Kombëtares U16 është Valbona Hasani – Arifi. Ajo asistohet nga Mimoza Sefedini e Valbona Rudaku.