Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

U zhvilluan ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve

Të hënën në Vushtrri janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pioniereve. Janë zhvilluar ndeshje kryesisht të mira dhe është shfaqur hendboll solid.

Shumë prej vajzave kanë treguar se janë me potencial, nëse e vazhdojnë punën për zhvillimin e mëtejmë.

Fillimsht Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 40:13.

çerekfinalen e dytë u përballën Ferizaj e Besa, ndërsa fitore me 28:24 shënoi skuadra pejane.

35:17 përfundoi ndeshja Shqiponja – Prishtina, ndërsa Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultatin 34:23.

Të martën janë gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Istogu, ndërsa gjysmëfinalja e dytë vë përballë Besën e Shqiponjën.

Lajme tjera